Kuqi: Ballkani nuk bëri diçka përpos një penalltie

Futboll

Kuqi: Ballkani nuk bëri diçka përpos një penalltie

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:49
Shefki Kuqi

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi, është ankuar në akordimin e penalltisë në pjesën e parë, që i dha epërsinë Ballkanit në duelin që u luajt në “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ai ka thënë se Feronikeli 74 ka mundur të marrë pikë në këtë ballafaqim pasi Ballkani nuk shfaqi më të mirën.

“Ishte lojë me dy pjesë të ndryshme.

Pjesa e parë nuk ka qenë absolutisht ekipi dhe lojtarët që unë i njoh, pasi kemi luajtur mirë në ndeshjet e fundit. Në pjesën e dytë kemi bërë ndryshime dhe patëm shanse për ta barazuar rezultatin.

Ballkani nuk bëri diçka përpos një penalltie. Unë nuk po i kuptoj disa rregulla.

Ndoshta kanë kaluar shumë vite prejse kam luajtur unë futboll, ndoshta rregullat po ndryshojnë. Me secilin kundërshtar jemi ballafaquar në mënyrën më të mirë.

Më shumë ishim të dobët ne se sa Ballkani i mirë. Disa gjëra po ndodhin dhe nuk po arrijë t’i kuptojë. Disa rregulla kanë ndryshuar”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat