Kështu pritet të duket stadiumi i Shkëndijes

Futboll

Kështu pritet të duket stadiumi i Shkëndijes

Më: 13 prill 2024 Në ora: 13:30
Shkëndija

Tetova përjetoi një pasdite të veçantë me nisjen e projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Shkëndijës.

Një event ku u ndërthurën aktivitete sportive me një takim mes veteranëve, por i konceptuar në formën e një feste.

Me Shkëndijën dhe Elita 5 që janë dy prej emrave më të famshëm të qytetit ku natyrisht një moment emocionues ishte dhe këndimi i himnit kombëtar, në nisje të aktivitetit.

Lajmi i madh është padyshim ndërtimi i stadiumit të ri, që në bazë të projektit të paraqitur do të mbajë emrin Arena Tetovare. Një projekt gjigand që do të konkretizohet nga firma “Ekolog” me mbështetjen e Komunës së qytetit.

Punimet do të nisin me kapacitet të plotë në muajin qershor, për të konkretizuar një stadium bashkëkohor, me kapacitet prej 12 mijë vendesh, që do të mund të mikpresë dhe ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për një rikonstruksion të plotë ku projekti i stadiumit paraqet një strukturë gjigande dhe moderne, në stilin e impianteve më të mira Europiane, qoftë për sa i përket përshtypjes pozitive që krijon fazada e jashme, që e bën stadiumin një atraksion të vërtetë për qytetin, ashtu dhe për ambientet e brendshme duke nisur nga dhomat e zhveshjesve, ambinetet për sallat e konferencave dhe mediat e të tjera, pa lënë mënjanë dhe komoditetet për sa i përket përreth stadiumit për gjithë të pranishmit.

Padyshim një lajm i mirë ky dhe i shumëpritur për kryetarin e Komunës së tetovës, simbolin e Elita 5 dhe veteranë të kësaj skuadre.

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

I ndërtuar dekada më parë sipas stilit ish-jugosllav stadiumi i Tetovës kishte shfaqur prej kohësh nevojën e punimeve me shumë ambiente të tij që ishin në prag degradimi. Gjatë kohëve të fundit aty ishin bërë pak ndërhyrje ku vlen të përmenden një pjesë e stolave, si dhe sistemi i ndriçimit që ishte investuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, por tanimë bëhet fjalë për një rikonstruksion total apo ndërtim nga e para që do t’i ndryshojë faqen qytetit.

Punimet për stadiumin e ri do të kryhen gradualisht dhe do të zgjasin deri në dy vjet, në monmentin që do të nisë prishja totale e tribunave për ndërtimin e tyre  nga e para Skëndijës së Tetovës do t’i duhet të kërkojë nga sezoni i ardhshëm një stadium alternativ për të luajtur ndeshjet e saj, por e rëndësishme është se kur të kthehet në shtëpi, do të gjejë një impiant modern që do t’i japë më teper shtysë arritjeve sportive dhe padyshim edhe motivimit për paraqitje më të mëdha në rang ndërkombëtar me Shkëndijën dhe fansat e saj të zjarrtë “Ballistët” që nuk do t’u duhet më të udhëtojnë drejt Shkupit për takimet e Kupave të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat