Nga Coman te Kane

Futboll

Nga Coman te Kane

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:27
Coman e Kane

Kingsley dhe Harry e gjetën veten shokë skuadre për herë të parë, ishte fati, sepse njëri nga të dy duhej të mbyllë ciklin, njëri bekimin e tjetri mallkimin.

Konkretisht Kingsley Coman ka fituar për 11 vite rresht. Jo gjithmonë me Bayernin.

Që kur bëri debutimin e tij si profesionist në 2012 me Paris Saint Germain, fitoi kampionatin, ashtu si dhe vitin e ardhshëm.

Në 2014/15 mbërriti te Juve dhe fitoi titullin, në 2015/16 ai u transferua te Bayerni i Mynihut, dhe fitoi 8 tituj në Bundesligë.

Njëmbëdhjetë vite si profesionist, 11 tituj kampionë në tre kampionate të ndryshme. Ai nuk e di se çfarë do të thotë të luash një kampionat pa e fituar atë. Por mund të realizohet këtë radhë.

Ndërsa për Harry Kane, historia është ndryshe. Ai është golashënuesi më i mirë për kombëtaren angleze. Me të cilën ai nuk ka fituar asgjë. Humbi ndaj Italisë në finalen e Euro 2020. Për 10 vjet ai ishte me Tottenham. Golashënuesi më i mirë i Premier League tre herë, 2015/16, 2016/17, 2020/21.

Me Tottenham ai humbi një finale të Champions League, 0-2 kundër Liverpool, një finale të Kupës së Ligës angleze, në 2021, 0-1 ndaj Manchester City. Në kampionatin 2015/16 doli i treti, në 2016/17 ata përfunduan në vendin e dytë, në 2017/18 ata përfunduan të tretët.

Pra Kane, kurrë nuk fitoi asgjë me Tottenhamin. Me Bajernin këtë vit i ka humbur të gjitha shanset për të fituar diçka në kampionatin gjerman. Mbetet vetëm Champion League. Anglezi është në krye të renditjes së golashënuesve të Bundesligës me 32 gola. Por vetëm kaq, përsa i përket ndonjë trofeu, kush e di... edhe mund të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat