Tri ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Futboll

Tri ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Më: 13 prill 2024 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Tri ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sfida kryesore e ditës së shtune pritet të jetë ajo në mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit.

Suharekasit do të kërkojnë që ta ruajnë vendin e parë në tabelë, teksa drenicakët të largohen nga zona e barazhit.

Një takim tjetër interesant do të luhet në Gjilani, ku Drita e pret Lirinë. “Intelektualët” do të synojnë fitoren për të qëndruar një hap me liderin për titullin e kampionit.

Ndërsa në ndeshjen e tretë, Prishtina që nuk ka ndonjë motiv në ligë do t’i bëjë konak skuadrës së Gjilanit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat