Deçiqi kërkon pikë për titull në Petrovac

Futboll

Deçiqi kërkon pikë për titull në Petrovac

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:35
Deçiqi

Të shtunën dhe të dielën luhen ndeshjet e javës së 30-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll. Katër ndeshje do të luhen të shtunën.

Në derbin kundër Buduçnostit, skuadra shqiptare Deçiqi AdmiralBet nga Tuzi, kishte barazuar me rezultat 1:1 dhe ka ruajtur epërsinë tre pikë ndaj vendit të dytë.

Deçiqi nesër (18.00) do të përballet me një nga ndeshjet më të vështira jashtë fushe, kundër Petrovacit në stadiumin "Mitar - Mico Golish". 

Ky është tashmë takimi i pestë i dy skuadrave këtë sezon, pasi u takuan edhe në Kupë, Deçiqi fitoi dy herë, Petrovac një herë dhe një ndeshje përfundoi baras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat