Kalabria pas humbjes me verdhekuqtë

Futboll

Kalabria pas humbjes me verdhekuqtë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 19:19
Davide Kalabria

Shumë i zhgënjyer Davide Kalabria në mikrofonat e RAI-it ku u paraqit për të konfirmuar humbjen e djeshme. Në analizën e tij, kapiteni kuqezi theksoi:

“Roma ka një ekip të fortë, bënë mirë në pjesën e parë për të na vënë në vështirësi.

Kanë lojtarë fenomenalë dhe nuk po e zbuloj unë. Në vuajtëm jo pak sepse ata ishin gjithashtu të mirë në frenimin e veprimeve tona.

U lumtë që shënuan, fatkeqësisht në dy-tre raste radhazi për ne topi nuk u fut. Në pjesën e dytë reaguam më mirë, kur krijon dhe nuk arrin të mbarosh këto ndeshje bëhen të komplikuara.” Ndër temat para dhe pas ndeshjes ishte krahu i majtë i Milanit që u bllokua nga El Sharaui i cili në të dyja fazat mbylli shumë mirë Leaon dhe Teon.

Lidhur më këtë fakt, Kalabria u shpreh: “Është pjesë e lojës dhe përgatitja për ndeshjen.

Është pjesë e taktikës, ata zgjodhën këtë lëvizje dhe ishin të mirë në kontrollin e kësaj pjese të ekipit tonë. Megjithatë, ne patëm mundësi dhe nuk i shfrytëzuam. Nuk duhet të na vijë keq për veten, tani le të përveshim mëngët, të përgatitemi për kampionatin dhe të analizojmë këtë ndeshje për të bërë më mirë në ndeshjen e kthimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat