Allegri, para derbit: Na duhen pikë për objektivin tonë

Futboll

Allegri, para derbit: Na duhen pikë për objektivin tonë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:22
Trajneri Massimiliano Allegri

Objektivi i Juventusit në Serinë A mbetet mbrojtja e vendit të tretë.

Trajneri Massimiliano Allegri parashikon një ndeshje shumë të vështirë në derbin me Torinon.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe speciale. Për ne është e rëndësishme sepse janë pike që na duhen për objektivin tonë”.

Për të ardhmen: “E ardhmja është nesër. Tani duhet të mendojmë vetëm për objektivat, hyrja ose moshyrja në Champions League vlen 100 milionë euro. Është një objektiv themelor. Pastaj klubi do të vendosë se cila do të jetë më e mira për Juventusin.”

Atmosfera: “Kur fiton, ndihesh më mirë, kjo është e sigurt. Kanë mbetur edhe 7 javë nga kampionati dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Është ende shumë larg, nesër duhet të bëjmë një hap tjetër përpara drejt objektivave tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat