Vendos rekord të ri

Futboll

Vendos rekord të ri

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:31
Horhe Hesus

Al Hilal shënoi fitore të lehtë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al Ittihadit me rezultatin 4:1.

Trajneri, Horhe Hesus shkroi historinë me këtë fitore, duke u bërë i pari që fiton 34 ndeshje radhazi. Hesus u bë trajneri i parë që arrin 34 fitore radhazi me ekipin arab, Al Hilal.

69-vjeçari u emërua trajner i klubit nga Arabia Saudite në korrik të vitit 2023, duke nënshkruar kontartë deri në fund të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Benfika-s si trajner i Al Hilal në të gjitha garat ka zhvilluar 42 ndeshje, ka fituar 39 dhe ka barazuar tri herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat