City po përgatit ofertën për talentin gjerman

Futboll

City po përgatit ofertën për talentin gjerman

Më: 12 prill 2024 Në ora: 14:15
Jamal Musiala

Jamal Musiala është një lojtar joshës për klubet më të mëdha në botë dhe sigurisht për këtë nuk do të habitej askush. “Xhevahiri” i Bayernit të Mynihut, i lindur në vitin 2003, nuk po rinovon kontratën me klubin gjerman.

Në fakt, ka ende kohë për të hedhur të zezën mbi të bardhë, pasi kontrata i skadon në vitin 2026, por shfaqja e disa fërkimeve mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit çon në përhapjen e zërave për një largim të mundshëm nga skuadra bavareze.

Sipas shtypit britanik, në fakt, Manchester City po punon për një ofertë për t’ia paraqitur Bayernit për talentin talentin e përfaqësueses së Gjermanisë.

Për kampionët në fuqi të Premier League-s gjermani do të ishte një alternativë ndaj Lucas Paquetas ose Michael Olise, lojtarë të tjerë me një pozicion të ngjashëm taktik, që pëlqehen shumë nga Pep Guardiola.

“Është liga më e fortë dhe më tërheqëse në botë për momentin, por ndihem rehat këtu dhe jam i fokusuar te suksesi me Bayernin. Por nuk dihet kurrë se çfarë ndodh pas disa vitesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat