Video e trishtueshme e një varësie: Shikoni çka bën Neymar gjatë ditëlindjes së vajzës së tij

Futboll

Video e trishtueshme e një varësie: Shikoni çka bën Neymar gjatë ditëlindjes së vajzës së tij

Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:28
Neymar 

Neymar u largua nga Parisi sezonin e kaluar dhe u transferua në Arabinë Saudite si shumë yje të futbollit.

Mirëpo, për Al-Hilal-in e atjeshëm, klubin lider të Ligës Saudite Pro, ai bëri vetëm pesë paraqitje dhe shënoi një gol për shkak se vitin e kaluar dëmtoi ligamentet kryqëzuese të gjurit.

Sipas parashikimeve të mjekëve, ai mund të rikthehet në fushë vetëm në fund të prillit dhe ndërkohë po shkurton ditët e rikuperimit – duke luajtur bixhoz…

Një video e brazilianit duke luajtur poker edhe teksa festonte ditëlindjen e vajzës së tij u shfaq në internet. Shumëkush e ka cilësuar të trishtueshme këtë varësi të brazilianit me bixhozin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat