Shqiptari me Atalantën turpërojnë Liverpoolin në ‘Anfield’   

Futboll

Shqiptari me Atalantën turpërojnë Liverpoolin në ‘Anfield’   

Nga: K.G. Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:54
Atalanta

Atalanta e ka turpëruar me rezultat 3:0 Liverpoolin në stadiumin “Anfield”, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League.

Futbollisti Scamacca është shënues i dyfishtë. 

Ai shënoi në minutën e 38-të e 60-të e Pasalic (83’) për fitoren e madhe të skuadrës nga Bergamo.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, si zakonisht nga minuta e parë duke dhënë kontribut të madh për Atalantën. 

Atalanta ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit në Bergamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat