Petit këshillon Arsenalin

Futboll

Petit këshillon Arsenalin

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:56
Emmanuel Petit

Emmanuel Petit është kthyer të flasë për merkaton e Arsenal-it.

Pasi zbarkoi në Premier League në 1997, ish-mesfushori kampion bote me Francën (tani 53 vjeç) u largua në vitin 2000, duke shkuar te Barcelona, por ka mbetur shumë pranë Topçinjve:

“Arsenali ka nevojë për një sulmues që shënon 20 gola në sezon, ata aktualisht kanë disa lojtarë që shënojnë 10-15 gola në sezon, siç ishte rasti te Manchester City para Haaland.

“Pep Guardiola ndryshoi sistemin sepse e dinte se kishte nevojë për një sulmues që mund të shënonte shumë gola. Mendoj se Nico Williams ose Ivan Toney mund të shënojnë po aq gola sa Haaland tek Arsenal”, tha Petit.

“Më pëlqen shumë Nico Williams”, tha ai për Genting Casino. “Ai është shumë i shpejtë, ai mund të luajë përpara dhe të përshtatet mirë me çdo lloj formacioni falë shpejtësisë së tij”.

Mendimi i tij për Isak të Newcastle, ishte krejtësisht i ndryshëm:

“Nuk mendoj se do të ishte një vendim i mirë për Arsenalin që të vinte bast për të, duke qenë se po flitet për një vlerë prej 100 milionësh.

“Politika e merkatos të Arsenalit është e duhura dhe ata duhet ta ruajnë atë në vend që të shkojnë në drejtim të Chelsea, Newcastle klubeve të tjerë.

“Isak do të ishte një shtesë e mirë për ekipin, por ka lojtarë jashtë Anglisë që mund të kenë të njëjtin ndikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat