Guardiola i fiksuar pas këtij lojtari

Futboll

Guardiola i fiksuar pas këtij lojtari

Më: 11 prill 2024 Në ora: 16:56
Lukas Paketa

Mançestr Siti do të provojë sërisht në merkaton e verës për të nënshkruar me Lukas Paketa.

Trajneri Pep Guardiola pëlqen aftësitë e mesfushorit brazilian dhe drejtuesit e “qytetarëve”do të bëj gjithçka për të bindur ekipin e Uest-Hem për kartonin e ish lojtarit të Milanit.

Mançester Siti pritet të jetë një nga ekipet më active në merkaton e verës.

Qytetarët ashtu siç kanë shpesh vitet e fundit priten të kryejnë transferime të bujshme për të qëndruar mes ekipeve më prestigjoz në futbollin europian.

Skuadra e pep guardiolës do të synojë sërish këtë verë për të transferuar Lukas Paketa. Braziliani i cili aktivizohet me uest Hem ishte shumë pranë kampionëve të europës një vit më parë por marrveshja dështoi pasi drejtuesit londinez kërkua 110 milion euro. Paketa natyrisht që tundohet të luaj me yje si foden, de bryjne apo haland aq më tepër që ka edhe vlersimin e trajnerit Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll e dëshiron me çdo kusht ish lojytarin e Milanit pasi 25 vjeçari ka cilësi të admirueshme që mund të luaj në disa pozicione në mesfushë. Klasi dhe fantasia në këmbët e lojtarit të kombëtares së selesaos e bëjnë Paketan një futbollist që mund të zgjidh ndeshjen në çdo moment.

Uest hem i cili pagoi para dy sezonesh 43 milion euro në arkate olipik lion për tu privuar nga shërbimet e fantazisti kërkon të paktën 80 milion euro. Numri 10 I çekanëve ka një kontratë që e mbanë të lidhur me skuadrën londineze deri në verën e vitit 2027.

Këtë sezon Paketa në 36 takime në të gjitha kompeticionet ka shënuar 8 gola dhe dhuruar 7 asiste për shokët e skuadrës. Shifra këto të kënaqshme për një mesfushorë me tipare sulmuese, i cili do të jetë objektivi kryesor i Mancester Sitit në merkaton e kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat