Dinamo pa “shtëpi”, vendoset stadiumi ku do të luajnë ndaj Erzenit

Futboll

Dinamo pa “shtëpi”, vendoset stadiumi ku do të luajnë ndaj Erzenit

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:03
Dinamo

Dinamo do të presë Erzenin për të zhviluar mes tyre sfidën e javës së 31-të të Superiores.

Një duel mjaft i rëndësishëm për “Blutë” që do të synojnë fitoren ndaj shijakasve, takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00.

Kjo përballje ishte në “ajër”, pasi Dinamo është skuadër pa “shtëpi”.

Drejtuesit sigurisht donin të luanin në “Air Albania” pasi do të kenë edhe mbështetjen më të madhe të tifozëve dhe siç duket FSHF-ja u  ka plotësuar dëshirën.

Kështu ditën e diel në orën 18:00 Dinamo përplas "brirët" me Erzenin për 3 pikët e javës 31 në "Air Albania". Kujtojmë se "Blutë" ndodhen në "Final - Four" me 43 pikë në vendin e 4-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat