“Air Albania” vulos fatet e 4 skuadrave brenda 48 orëve

Futboll

“Air Albania” vulos fatet e 4 skuadrave brenda 48 orëve

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Jemi drejt fundit të kampionatit të rregullt dhe rruga sa vjen e ngushtohet për skuadrat drejt objektivave të tyre.

Me garën e titullit që e ‘fshin’ Final Four, e gjithë lufta bëhet për vendin e 4-të dhe mbijetesën.

Superiorja luan raundin e 31-të këtë fundjavë, ndërsa kanë mbetur edhe 5 të tjera deri në përfundim.  Në “Air Albania” luhen 2 sfida direkte që mund të vulosin fatet e 4 skuadrave. Tirana – Kukësi të shtunën dhe Dinamo – Erzeni të dielën janë duelet të cilat, kombinimet e ndryshme të rezultateve do të sjellin disa përgjigje definitive.

Humbja e Tiranës dhe fitorja e Dinamos bën që bardheblutë të dalin gati plotësisht nga gara për Europën.

E njëjtë edhe për Kukësin e Erzenin që nëse humbasin në kryeqytet mund t’i thonë lamtumirë elitës së futbollit për sezonin tjetër nëse Teuta merr pikë ndaj Skënderbeut.

Gjithsesi matematika ua lejon pavarësisht skenarit më të keq, ndaj skuadrat kanë të drejtë të shpresojnë për sa kohë shanset ekzistojnë, të vogla apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat