Spikat dueli Aston Vila - Lilë

Futboll

Spikat dueli Aston Vila - Lilë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:50
Orari i ndeshjeve

UEFA Conference League do ngrejë siparin e fazës çerekfinale sonte në mbrëmje, me duele që premtojnë spektakël dhe emocione.

Sfida më interesante e këtij kompeticioni është padiskutim Aston Vila-Lilë që do të luhen në Vila Park në orën 21.

Anglezët e drejtuar nga Unai Emeri do të mundohen të marrin maksimumin kundër skuadrës franceze e cila rezulton ekipi i momentin në kampionatin francez. Të besuarit e Paulo Fonsekës i druhen faktit se ndaj ekipeve angleze ka një bilanc negative ku në 13 takime ka arritur të fitojë vetëm 3 herë.

Ndërkohë Fiorentina e cila është finaliste e një sezoni më parë do të udhëtojë drejtë Çekisë për tu përballur me Viktoria Plzen. Italianët nisen favoritë në këtë përballje ndonëse ky do të jetë takimi i parë mes dy ekipeve.

Në sfidat e tjera çerekfinale të UEFA Conference League një 90 minutësh i zjarrtë pritet të zhvillohet në Turqi ku Fenerbaçe do të pres në shtëpi Olimpiakosin në orën 18:45. Grekët nisen më të avantazhuar për të kaluar për më tej pasi në dy takimet e mëparshme kundër Fenerbaces ia kanë dal të triumfojnë. Në krahun tjetër ekipi turk do të shfrytëzoi faktorin fushë për të hipotekuar një rezultat pozitiv.

Çifti tjetër çerekfinalist që do të tentojë gjysmëfinalen e Conference League është Clube Brugge-PAOK. Të dyja skuadrat ritakohen në arenën Evropiane pas më shumë se një dekade. Në këtë përballje nuk ka favoritë çka nënkupton se pritet një rivalitet i ashpër mes belgëve dhe ekipit grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat