Elseid Hysaj këtë verë largohet nga Lazio?!

Futboll

Elseid Hysaj këtë verë largohet nga Lazio?!

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:51
Elseid Hysaj

Në Itali janë të sigurt, Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni.

Ndryshimi i stafit teknik, me Tudor në stol, shtyn gjithnjë e më shumë palët drejt një divorci, në një kohë kur trajneri i ri i aplikon një skemë të re.

Me Igor Turdorin, hapësirat për Hysajn janë me pikatore. Largimi i Sarrit nga Lazio, mentori i tij më i madh, është një tjetër arsye që anësori kuqezi të largohet nga kryeqyteti.

Ndryshim i stafit te Lazio është një lajm i keq edhe për Sylvinho-n pasi Hysja pritet të shkojë në Evropian me pak minuta në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat