Pedri: Treguam se jemi një nga skuadrat më të forta në botë

Futboll

Pedri: Treguam se jemi një nga skuadrat më të forta në botë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:30
Pedri në veprim

Hyrja e tij në fushë ishte vendimtare në një ndeshje që po shkonte keq për Barcelonën. Me prekjen e topit të parë, Pedri dha një asist të mrekullueshëm për Raphinha, i cili gjeti rrjetën e momentit për 2-2.

“Xavi thjesht më tha të hyja i përgatitur mendërisht dhe gati për të dhënë kontributin tim. Trajneri donte që ne të shtynim përpara, ta mbanim PSG në gjysmën e tij të fushës, – tha mesfushori në fund të ndeshjes.

– Hyra plot dëshirë për ta ndihmuar skuadrën dhe ai pasim për Raphinha doli mirë.

Të dy trajnerët duan të luajnë në sulm dhe të shtypin lart, kjo e shpjegon ndeshjen që pamë.

Erdhëm këtu për të luajtur një ndeshje të mrekullueshme dhe mendoj se treguam se jemi një nga skuadrat më të mira në botë. Unë mendoj se ne jemi më të mirët, në fakt. Erdhëm për të fituar dhe ia dolëm, tani kemi një ndeshje të vështirë kthimi përpara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat