Foden më i miri dhe Haaland më i dobët

Futboll

Foden më i miri dhe Haaland më i dobët

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:53
Manchester City

ORTEGA 7: Dukej sikur nuk mund të bënte asgjë për golin e parë dhe shumë pak me të dytin dhe asgjë me të tretin.

AKANZHI 6: Duke pasur parasysh se kishte një periudhë të vështirë kundër Rodrigos, u përmirësua ndërsa ndeshja vazhdoi, pasi Siti e menaxhoi më mirë kundërsulmin.

STONS 8: Një hap shumë i mirë në mesfushë, duke krijuar lidhjet që Sitit i duhej të ndërtonte. Një asist i mrekullueshëm për Fodenin, në hyrje të zonës së Realit.

DIAZ 7: Një fillim i lëkundshëm përpara se të fitojë sigurinë dhe t’i ofrojë Ortegës garanci.

GVARDIOL 7: Çfarë goli! Dhe në çfarë momenti për ta shënuar! Dukej se kishte braktisur pozicionin e tij kur Valverde goditi fluturimthi dhe disa pasime të gabuara, por ai gol ishte i frikshëm.

RODRI 5: Një tjetër paraqitje e dobët, po aq i çuditshëm sa edhe ndaj Palasit. Siti kishte nevojë për më shumë prej tij.

KOVAÇIÇ 5: Me sa duket një vendim i vonuar për të zëvendësuar De Bryjnen. Kroati, gjithashtu luftoi për t’i dhënë Sitit një prezencë në qendër, por iu mor topi shumë lehtë.

FODEN 8: Vitin e kaluar ishte De Bryjne ai që u shfaq në këtë fazë dhe këtë herë ishte Foden me një raketë. Shpresojmë që lëndimi të mos jetë serioz (Alvarez 85′ – Pa notë).

SILVA 6: Një start i mrekullueshëm me goditjen e lirë perfekte, por iu bashkua Rodrit, duke qenë jashtëzakonisht i dobët me topin në këmbët e tij.

GRILISH 7: Fitoi goditjen e lirë nga e cila shënoi Siti dhe krijoi raste të shumta. Me siguri ka siguruar biletën e tij në skuadër edhe në ndeshjen e kthimit.

HALAND 5: Një ritëm i jashtëzakonshëm për të larguar topin nga Vinicius, por nuk ofroi asgjë përpara, pasi humbi shumë duelet kundër Rydiger.

TRAJNERI GUARDIOLA 6 – Hodhi në fushë një formacion më mbrojtës se zakonisht dhe plani i tij nuk rezultoi i goditur, me Realin që luajti më mirë për pjesën më të madhe të 90 minutave. Foden dhe Gvardiol e nxorën nga telashet për zgjedhjet që bëri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat