Sulmuesi i Bilbaos në fokusin e Chelseat

Futboll

Sulmuesi i Bilbaos në fokusin e Chelseat

Më: 10 prill 2024 Në ora: 09:24
Nico Williams

Chelsea ka nisur lëvizjet e para për sulmuesin që po shkëlqen me Athletic Bilbao, Nico Williams,

Blutë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për 21-vjeçarin, i cili fitoi Kupën e Mbretit me Athletic të shtunën, Williams ka një klauzolë lirimi me vlerë 50 milionë euro në kontratën e tij me klubin bask.

Anësori, i cili nënshkroi një marrëveshje të re në San Mames në dhjetor të 2023, ndihmoi klubin t’i jepte fund thatësirës 40-vjeçare për një trofe Athletic Club me një triumf në finale të Kupës së Mbretit në gjuajtjet e penalltive ndaj Mallorcas. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka regjistruar 14 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas statistikave, Williams është i pari në La Liga për penalltitë e fituara, driblimet e suksesshme, rastet e krijuara dhe saktësinë në krosim këtë sezon. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë për Athletic Bilbaon në prill 2021 dhe ka shënuar 18 gola dhe 21 asistime në 115 paraqitje gjithsej për klubin.

Anësori, i cili mund të luajë në të majtë dhe në të djathtë, bëri debutimin e tij për të kombëtaren e Spanjës në shtator 2022 dhe luajti çdo ndeshje në Kupën e Botës në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat