Nagelsmann nuk i mbyll dyert e rikthimit te Bayerni

Futboll

Nagelsmann nuk i mbyll dyert e rikthimit te Bayerni

Më: 9 prill 2024 Në ora: 16:00
Nagelsmann

Pankina e Bayern Munich ka marrë një kthesë 360 gradë. Aq sa, një vit e gjysmë më vonë, pas shkarkimit të tij, skuadra bavareze mund t’i rikthehet në drejtim.

Në Gjermani, gjithnjë e më shumë po forcohet ideja e rikthimit të mundshëm të Julian Nagelsmann në stolin e “Allianz Arena”.

Është e vështirë ta besosh.

Trajneri tashmë i Gjermanisë mbërriti në stolin bavarez në vitin 2021. E bëri këtë si trajneri më i shtrenjtë në histori, teksa RB Leipzig mori 25 milionë euro për transferimin e tij.

Në Mynih, pavarësisht se fitoi një Bundesligë dhe dy Superkupa, u vu në diskutim në mes të sezonit të kaluar. Duke përfunduar i dyti, vetëm një pikë pas Borussia Dortmundit, ai u shkarkua.

Tani, çuditërisht, Nagelsmann mund të kthehet. Ai vetë nuk e mbyll derën. “Nuk kam ofertë me shkrim, nuk kam pasur ndonjë bisedë, – ka pranuar për ‘RTL’. – Mendoj se është normale të merret parasysh dhe diskutohet gjithçka. Në një moment do të marr vendim për të ardhmen, por ende nuk kam një datë të caktuar”.

Në parim, ai nuk e përjashton as vazhdimin si trajner i kombëtares gjermane. Synimi i tij është të vendosë pas “Euro 2024”, preferon të avancojë hap pas hapi: “Nuk kam asgjë gati për të nënshkruar. Jam ende në fazën e të menduarit për atë që do të vijë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat