Rooney: Liverpool do ta fitojë titullin

Futboll

Rooney: Liverpool do ta fitojë titullin

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:22
Wayne Rooney

Pas barazimit 2:2 të Liverpoolit në Premier League kundër Manchester United këtë të diel, Wayne Rooney pohoi se Reds do të fitojnë titullin muajin e ardhshëm.

Ai tha për Premier League: "E di se kanë mbetur vetëm shtatë ndeshje, por shumë do të ndodhë nga tani deri në fund të sezonit. Unë ende mendoj se Liverpool do ta fitojë titullin”.

Klubi i Merseyside, që ka humbur dy ndeshje në kampionat këtë sezon, zbriti në vendin e dytë në renditje të dielën.

Arsenali është në krye me 71 pikë nga 31 ndeshje deri më tani, përpara Të Kuqve për shkak të një diference më të mirë golash.

Liverpooli do të përballet në mesjavë me Atalantan në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League në Anfield.

Në fundjavë, skuadra e Klopp do të presë në shtëpi Crystal Palace në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat