UEFA pranon kërkesën speciale të Real Madridit

Futboll

UEFA pranon kërkesën speciale të Real Madridit

Më: 9 prill 2024 Në ora: 15:09
Pamje nga një ndeshje

Kërkesa e Real Madridit në minutën e fundit për ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt thuhet se është pranuar.

Real Madridi mirëpret sonte (e martë) Man Cityn në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjigantët e La Ligës po kërkojnë të fitojnë titullin e tyre të 15-të evropian, pasi e kanë fituar për herë të fundit garën në sezonin 2021/22.

Por, fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve qëndrojnë në rrugën e tyre për të kaluar në raundin tjetër dhe duan ta përsërisin fitoren e sezonit të kaluar.

Përpara se të presë skuadrën e Pep Guardiolës, Reali kishte kërkuar për të mbyllur çatinë e stadiumit në Bernabeut dhe tashmë UEFA ka marrë vendim.

Sipas gazetës spanjolle Marca, UEFA ka pranuar kërkesën e klubit spanjoll dhe Bernabeu do të jetë i mbyllur lartë.

Ashtu si ndeshja e tyre kundër RB Leipzig në raundin e kaluar, çatia e Bernabeut do të mbyllet, duke krijuar një atmosferë si ‘kazan’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat