Tetova: Kemi presion nga njerëz civil

Futboll

Tetova: Kemi presion nga njerëz civil

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:23
Edlir Tetova

Erzeni ka fituar 1:0 ndaj Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. 3 pikë që erdhën nga goli i Zekës në pjesën e dytë dhe i japin shpresë Erzenit te mbijetesa.

Në anën tjetër Egnatia humbi rastin e artë për t’u shkëputur, pasi Partizani dhe Vllaznia barazuan dje.

Në përfundim të sfidës foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Egnatias Edlir Tetova. 

Në një pjesë të prononcimit, Tetova befasoi të gjithë duke thënë se është i frikësuar.

Kjo për shkak se pretendon që në sallonin e stadiumit “Arena e Demave” ka njerëz civil që ushtrojnë presion. 

Meritonte më shumë Egnatia? “Pjesë e parë e balancuar me disa gabime nga ana jonë. Nuk besoj presion të madh nga Erzeni, por kemi dhënë ne topat për rastet që u krijuan. Pastaj Erzeni nuk kishte çfarë të humbte. Dalja me karton të kuq nuk e besoj për çfarë ndodh kur provokimet janë nga stoli. Në atë rast u mbyll gjithçka”.

A mendon se skuadra mund të luajë içik më shpejt? Çfarë mendon se ndikoi? “Sot çaloi më shumë sulmi. Montenegro gjatë javës ka qenë me sërume. Topin e kishim në zotërim, ka gabime, por mendoj se pjesa më kryesore presioni”.

Xhemajli? “Dhe 2 javë jashtë. Lajm i mirë se na afrohet Gjata këtë javë. Ky është kampionati”.

I qetë? “Jo nuk është se jam i qetë, pak i frikësuar sepse çfarë nuk ndodhi në sallon. Duke pasur dhe presion nga njerëz civil. Këtu nuk ka kush të mbrojë. Por trajneri është regjizor, nuk mund të ketë presion të asnjë lloj. Nuk është normale fare”.

Morët sqarim për Spahiun. “Shan stoli lojtarin dhe del me të kuq, si ta marr kur lojtari im dënohet ndërsa i atyre jo. Ne jemi në katërshe, i kemi të gjitha gjërat në dorë nëse është ky presion dhe nuk na lejohet të luajmë futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat