Shqipëria takohet me Estoninë

Futboll

Shqipëria takohet me Estoninë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:18
Shqipëria

Shqipëria e vajzave është gati për ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Estonisë, e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”.

Takimi që do të luhet sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar. Kujtojmë që hyrja për të gjithë tifozët në stadium do të jetë falas.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima kreu seancën e fundit stërvitore ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” duke i dhënë fund përgatitjeve për takimin ndaj Estonisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet do të jenë në dispozicion të trajnerit për takimin ndaj Estonisë. Skuadra në seancën e fundit stërvitore ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike.

Ndeshja e dytë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”, Shqipëri – Estoni do të luhet sot në stadiumin “Air Albania” në ora 20:00. Një ndeshje shumë e rëndësishme për vajzat kuqezi që do të tentojnë të marrin fitoren e parë në këtë edicion të ri kualifikues, ndërsa hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat