Kukësi dhe Dinamo ndajnë pikët

Futboll

Kukësi dhe Dinamo ndajnë pikët

Më: 7 prill 2024 Në ora: 18:33
Pamje nga ndershja

Kukësi dhe Dinamo e kanë mbyllur në barazimin 1-1 duelin e vlefshëm për javën e 30-të të Superiores.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0 ku pati pak raste edhe pse dominuan verilindorët.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshuan gjërat ku sfida u bë shumë e bukur dhe me raste.

Sfida u zhbllokua në minutën e 69′ nga Salami por festa zgjati pak për shkak se në të 74-ën Tahiri gjeti golin e parë me Dinamon dhe barazoi shifrat.

Pas këtij dueli renditja e skuadrave nuk ndryshon pasi mbeten në të njëjtat pozicione në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat