Ramadani krenar me lojtarët

Futboll

Ramadani krenar me lojtarët

Më: 7 prill 2024 Në ora: 17:57
Ramadani

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, iu ka dhënë merita lojtarëve pas fitores sot në  derbi kundër Llapit.

Drita fitoi me rezultat 1-0 në derbin e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, duke u afruar me kreun në vetëm dy pikë.

“Qetësia e futbollistëve, karakteri i treguar ishin armë e fortë e ekipit tim në derbi. I përgëzoj lojtarët për angazhimin. Eksperienca e madhe erdhi në shprehje në këtë derbi”.

“Edhe Llapi kishte harkimet nga jashtë zona, por u mbrojtëm mirë. Shpresoj që kjo fitore të na shërbejë dhe të na mbaj me këmbë në tokë për të vazhduar tutje”.

“Kjo fitore tregon se ne duhet të vazhdojmë më këtë punë dhe këtë ritëm”.

“Mungesat i kem i pasur, por kam thënë se nuk duhet t’i vajtojmë. Secili lojtar që ka pasur rastin sot të paraqitet, ka treguar cilësi”, ka thënë Ramadani, transmeton Telegrafi.

Llapi dhe Drita ndajnë tani pozitat dy dhe tre, me nga 54 pikë secila. Ballkani me 56 pikë është në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat