Endrit Krasniqi shënon, Shkëndija barazon në Gjorgje Petrov

Futboll

Endrit Krasniqi shënon, Shkëndija barazon në Gjorgje Petrov

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 17:20
Endrit Krasniqi

Futbollisti nga Kosova, Endrit Krasniqi, ka realizuar për Shkëndijen e Tetovës, e cila ka barazuar me rezultat 1:1 me Makedonija GP në Gjrogje Petrov.

Krasniqi shënoi në minutën e 23-të, për 0:1.

Ky gëzim nuk ka zgjatur shumë, pasi që Gilberto në minutën e 36-të ka barazuar rezultatin 1:1.

Pas javës së 26-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 54 pikë, pasojnë Shkupi 51, Shkëndija 49 dhe Makedonija GP renditet në vend të 11-të me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat