Mbrojtësi rrezikon gjobë dhe pezullim

Futboll

Mbrojtësi rrezikon gjobë dhe pezullim

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:40
Gianluca Mancini

Derbi i kryeqytetit mes Romës dhe Lazios shkaktoi si gjithnjë polemika të mëdha.

Verdhekuqtë triumfuan me shifrat 1-0 falë një goli të Gianluca Mancinit teksa mbrojtësi ka përfunduar nën akuzë për shkak të festës pas përfundimit të 90-minutave.

Italiani iu bashkua tifozëve pas portës ndërsa nisi të valëviste edhe një flamur të ultrasve, në të cilin ishte shkruar “anti Lazio”. Mancini në deklaratat pas festës theksoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte të shkruar flamuri dhe kërkoi falje.

Mirëpo, tashmë mbrojtësi i Romës dhe kombëtares së Italisë rrezikon një gjobë të majme deri në një pezullim për disa ndeshje.

Kjo gjithmonë nëse arbitri e ka parë gjestin e Mancinit dhe nëse e ka shkruar në raportin e ndeshjes. Megjithatë, edhe nëse arbitri nuk ka qenë i vëmendshëm në këtë episod, janë pamjet televizive ato që penalizojnë Mancinin me Gjykatën Sportive që mund të hapë një hetim 27-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat