Teuta pret Laçin

Futboll

Teuta pret Laçin

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Sot do të luhen tre takime për llogari të javës së 30-të të Kategorisë Superiore, të tria ndeshjet në orare të ndryshme.

Së pari, Kukësi pret Dinamon në orën 15:00.

Verilindorët duan fitoren si e vetmja mënyrë për të shtuar shanset për mbijetesë, ndërsa blutë për të vazhduar në misionin e tyre për “Final 4”.

Në orën 18:00, Teuta pret Laçin, një sfidë e drejtpëdrejtë për vendin e “play-out” për momentin, me durrsakët që janë 2 pikë para kurbinasve dhe një fitore e mundshme do t’u jepte një bonus i madh.

Ndërsa fitorja e kurbinasve do të rriste shumë shpresat për të qëndruar direkt në Superiore.

Kryndeshja Partizani-Vllaznia do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Një sfidë e drejtpërdrejtë, vendi i tretë sfidon të dytin, me skuadrat që i ndajnë tri pikë nga njëra-tjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat