Gati për sfidën e madhe

Futboll

Gati për sfidën e madhe

Më: 7 prill 2024 Në ora: 12:07
Federiko Kieza

Kieza kalon gjendjen gripale, gati për sfidën e madhe si ish!

Ashtu siç pritej, Federiko Kieza, ka arritur që të mposhtë gjendjen gripale dhe do të jetë më dispozicion për ndeshjen me Fiorentinën.

Ish-i i madh i kësaj sfide së bashku me Dushan Vlahoviçin, që tashmë veshin që të dy ngjyrat bardhezi, pritet që të formojnë edhe dyshen e sulmit titullarë të dielën në mbrëmje, në një sfidë që “Zonja e Vjetër” nuk mund ta gabojë absolutisht, pasi situata për zonën Champions është bërë shumë e rrezikshme.

Ndërkohë, për këtë takim do të rikthehet pas pushimit në kupë edhe Shezni në portë, ndërkohë që pjesë tjetër e formacionit është e detyruar me të përhershmit Danilo, Bremer, Gati, Kambiaso, MeKeni, Lokateli, Rabio dhe Kostiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat