Donnarumma-s tërbohet me arbitrin

Futboll

Donnarumma-s tërbohet me arbitrin

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:59
Donnarumma

PSG është nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 mbrëmjen e së shtunës kundër Clermont-it të vendit të fundit.

Një ndeshje që është pasuar nga disa moment tensioni. Në fillim ka ardhur një debat në fushë mes Kylian Mbappe dhe trajnerit Luis Enrique.

Më pas ka qenë Donnarumma që ka patur një përplasje verbale me arbitrin e katërtnë tunelin që çon te dhomat e zhveshjes.

Zemërimi i portierit italian ka qenë i lidhur me minutat shtesë të dhëna në një ndeshje që ka pasur disa ndërprerje.

Ish-ylli i Milan-it, ashtu si gjithë skuadra e tij, është befasuar kur është ngritur tabela që tregonte minutat shtesë të akorduara.

Fërshëllima e trefishtë ka ardhur në minutën e 94-t, Donnarumma është mrekulluar për katër minutat shtesë, që sipas tij kanë qenë shumë pak në krahasim ne ndërprerjet e vazhdueshme gjatë ndeshjes.

“Ke pasur 90 minuta për të fituar”, ka qenë një nga frazat e thëna nga arbitri i katërt, një përgjigje që ka befasuar vetë Donnarumma-n. “Gabimi është i juaji dhe ti më thua këtë?”, replika e ish-portierit të Milan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat