Fagu fikson titullarët

Futboll

Fagu fikson titullarët

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:52
Erbim Fagu

Erbim Fagu dhe Tirana kanë një sfidë të vështirë dhe vendimtare në Korçë ku mund të vendoset shumë për kampionatin dhe “Final 4”. Bardheblutë luajnë me korçarët kundërshtar direkt për vendin e katërt dhe me Kukësin e Erzenin që janë në fund të renditjes.

“Final 4” është kthyer në objektivin primar të Tiranës në këtë kampionat, së pari duhet të arrihet. Në këto kushte te bardheblutë po mendojnë gjatë për situatën dhe formacionin që do të hedhin në fushën e lojës. Kështu, me shumë mundësi nga minuta e parë do të aktivizohen Najdovski dhe Nikqi. Lojtarët edhe në sfidën e fundit nuk e nisën nga minuta e parë.

Po kështu mbetet për t’u parë se cili nga titullarët do të mbetet jashtë. Nëse aktivizohet Najdovski, mund të ketë një ndryshim në rreshtimin e mbrojtjes, e cila mund të bëhet me tre dhe të sakrifikohet një mbrojtës.

Dilema tjetër është sulmi. Janë katër titullarë për 3 vende ose për dy nëse luhet me tre. Fagu këto ditë duhet të vendosë se cilët do të jenë titullarët për Skënderbeun. Trajneri kthehet në Korçë, ndërkohë që më parë ka luajtur titullar meekipin e Skënderbeun.

KARTONËT – Për ndeshjen meSkënderbeun në kampionat rrezikojnë dy lojtarë të tjerë të mosjenë në sfidën me korçarët. Bëhet fjalë për Regi Lushkjen dhe Leon Kozin. Të dy janë me nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen medurrsakët, humbasin ndeshjentjetër që e kanë me Kukësin. PasTeutës, bardheblutë humbën nëKupën e Shqipërisë kundër Kukësit, në gjysmëfinalen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat