Është sensacion këtë edicion në Serie A, Matias Soule zbulon klubin e ëndrrave

Futboll

Është sensacion këtë edicion në Serie A, Matias Soule zbulon klubin e ëndrrave

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:49
Matias Soule

Matias Soule ka qenë ndër yjet më të mëdhenj këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Talenti argjentinas ka lulëzuar si i huazuar te Frosinone, duke shënuar 10 gola në Serie A dhe duke dhënë dy asistime në 28 ndeshje.

I krahasuar me Angel di Maria, 20-vjeçari shpreson të ndjekë rrugën e bashkatdhetarit të tij dhe një ditë të luajë për Real Madridin.

“Ëndrra ime është të bashkohem me Real Madridin një ditë, kjo do të ishte e pabesueshme,” tha ai.

“E ardhmja ime? Unë jam duke folur me Juventusin dhe ende nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

“Nuk kisha hapësirë ​​për të luajtur atje, kështu që pranova të huazohem te Frosinnone dhe deri më tani është shumë mirë”, tha Soule.

Soule iu bashkua Juventusit si adoleshent në vitin 2020 dhe bëri debutimin e tij për ekipin e parë një vit më vonë, derisa që nga ajo kohë ka vetëm 13 paraqitje me Zonjën e Vjetër.

Interesim për sulmuesin e talentuar kanë shfaqur edhe skuadra si Bayern Munich, Newcastle United, Milan e PSG. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat