Granit Xhaka: Mund të bëjmë diçka historike

Futboll

Granit Xhaka: Mund të bëjmë diçka historike

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:19
Granit Xhaka

Bajer Leverkuseni po vazhdon marshimin drejt titullit kampion.

Pas fitores, Granit Xhaka është shprehur për mikrofonin e “ESPN”-së se lojtarët mund të bëjnë diçka historike për këtë klub duke fituar kampionatin.

Mesfushori shqiptar i ka thurur elozhe edhe trajnerit Alonso. Ai ka thënë se vendimi i spanjollit për të qendruar në krye të pankinës së Leverkusenit edhe sezonin e ardhshëm i ka dhënë një shtytje të madhe futbollitëve.

“Nëse ke këtë lloj trajneri, këtë lloj personaliteti…

Do të uroje që të qendronte me ne. E shihni se si ai e përmirëson ekipin, se si ai përmirëson çdo lojtar. Jemi shumë të lumtur që ai do të qendrojë me ne.

Kjo na dha një shtytje më të madhe. Mund të bëjmë diçka shumë të veçantë, historike për klubin”, ka thënë Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat