Benzema ankohet për shokët në Arabi: Kam nevojë për mbështetje, nuk fitohet vetëm

Futboll

Benzema ankohet për shokët në Arabi: Kam nevojë për mbështetje, nuk fitohet vetëm

Më: 7 prill 2024 Në ora: 08:06
Benzema

Karim Benzema po vuan në Arabinë Saudite me skuadrën e Al-Ittihad. Sulmuesi francez është larg statistikave që regjistronte me Realin e Madridit.

Por, 36-vjeçari e ka një justifikim për këtë pasi në një intervistë të fundit ia hedh fajin shokëve të skuadrës së Al-Ittihad. Benzema shprehet se në fushë ka nevojë që ata ta mbështesin më shumë ndërsa theksoi se ai e ka të pamundur që ndeshjet t’i fitojë i vetëm.

“Sigurisht që unë nuk mund të jem njësoj si në Spanjë. Këtu është një ambient tjetër, skuadër e re me lojtarë të tjerë. Unë kam nevojë për më shumë ndihmë në fushë, nuk mund t’i fitojë ndeshjet i vetëm”, u shpreh Benzema.

Në 20 ndeshje të këtij sezoni në kampionatin arab, Karim Benzema ia ka dalë të shënojë nëntë gola si dhe të regjistrojë shtatë asistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat