Llapi - Drita, sfidë për kreun e tabelës! Ramadani nuk i frikësohet llapjanëve  

Futboll

Llapi - Drita, sfidë për kreun e tabelës! Ramadani nuk i frikësohet llapjanëve  

Më: 6 prill 2024 Në ora: 23:52
Zekirja Ramadani

Llapi dhe Drita do të ndeshen nesër (15.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ky është derbi i madh i javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Llapi kryeson me 54 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 53, Drita 51 dhe Malisheva ka 49 pikë.

Kjo ndeshje pritet me padurim, për Dritën fitorja ka vlerë të madhe, ndërsa edhe barazimi nuk do të jetë rezultat i keq.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, e vlerësuan si ndeshje të vështirë.

"E dijmë që nesër na pret një ndeshje e vështirë ku kemi përballë liderin e Superligës FC Llapin.

Unë gjithmonë kam potencuar se ata kanë mjaft kualitet brenda grupit, FC Llapi ka edhe mbështetjen e tifozëve atje dhe jam i bindur se do të jetë një stadium i stërmbushur. Mirëpo, ajo që më intereson mua është FC Drita, ekipi im, futbollistët e mi.

Kemi eksperiencë të mjaftueshme brenda grupit, që të përballemi edhe me numër të madh të shikuesve e tifozerive dhe skuadrave të ndryshme.

Besoj se si ndodh në shumë derbi një moment mund ta vendos ndeshjen dhe shpresoj qe ai moment të jetë në anën tonë dhe normal objektivi jonë kryesorë do të jetë fitorja", ka thënë Ramadani.

Ky objektiv sipas tij është i qartë, sikur në ndeshjet e kaluara, derisa foli edhe për mungesat.

"Mungesat do të jenë Rron Broja dhe Kastriot Selmani, të cilët Kanë lëndime dhe nuk do të jenë në përbërje të ekipeve por asnjëherë nuk jemi ankuar se nuk kemi futbollistë për t'i zëvendësuar. Unë kam në përbërje futbollistë që pa problem mund t'i

zëvendësoj edhe Rron Brojën edhe Selmanin. 

Jam i bindur që kushdo që e merr formacionin do të jetë super i motivuar për të dhënë maksimumin për të ardh deri te objektivi-fitorja", ritheksoi trajneri ynë. A do të jetë lehtë?

Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të vështira pasi është faza e fundit ku secili lufton për vetveten dhe për ta nxjerrë maksimumin drejt objektivave", ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat