Kjo çka bën Granit Xhaka, befason Gjermaninë

Futboll

Kjo çka bën Granit Xhaka, befason Gjermaninë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 23:25
Granit Xhaka

Nuk është hera e parë që lavdërohet. Granit Xhaka duket se meriton nderim pas nderimi për shkak të një sezoni të jashtëzakonshëm në Bundesliga, në vazhdim të edicionit të kaluar shumë të mirë tek Arsenal, në Premier Leauge, me 7 gola e 7 asistë, ndërsa këtë vit, kapiteni i Zvicrës nuk po bën namin me gola e asistenca, por është “shtylla” kryesore e lojës së skuadrës.

Trajneri Xabi Alonso e ka shprehur edhe më herët, se ndikimi i shqiptaro-zviceranit me origjinë nga Kosova është tepër i madh, dhe se Xhaka është si një trajner i dytë në fushë, ndërsa mediat gjermane e cilësojnë “motorin” e ekipit, njeriun që përcakton ritmin, ndërsa ka edhe një vlerë tjetër që po bëhet legjendare.

“Veterani” 34-vjeçar ka një sasi dhe një cilësi pasimesh të pashoqe, teksa statistikat “flasin” vetë, ku deri në këtë pikë të sezon ka dhënë 2 638 pasime të sakta ndaj 2 859 që ka provuar, me një nivel suksesi mbi 92%, e jo më kot, e përditshmja prestigjioze madrilene, “Marca” shkruan se “nxënësi e kaloi mësuesin”.

Kjo sepse, trajneri i tij, Xabi Alonso pati 2 470 pasime të sakta nga 2 740, duke vendosur rekordin e kohës, megjithatë Xhaka e ka lënë pas, dhe madje në vetëm 27 javë, duke u bërë kështu pjesë e skuadrës historike të Leverkusen, pasi titulli në Bundesliga është praktikisht i fituar, ekipi është në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe në çerekfinale të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat