Krasniqi optimist për Prishtinën: Shpresoj që nesër të jemi në ditën tonë 

Futboll

Krasniqi optimist për Prishtinën: Shpresoj që nesër të jemi në ditën tonë 

Më: 6 prill 2024 Në ora: 20:53
Albin Krasniqi në veprim

Prishtina pretendon fitore në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

]Ballafaqimi mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës luhet nesër (15.00).

Vendasve iu duhen tre pikë për të ikë nga zona e rrezikut e Prishtinës për të përforcuar pozitën e pestë dhe të ruajë ende hapin për vend të katërt.

Futbollisti i Prishtinës, Albin Krasniqi, ka deklaruar për faqen e FC Prishtina: “Feronikeli ka ekip të mirë që dinë të luajnë futboll.

Kemi pasur përballje të forta, por shpresoj që nesër të jemi në ditën tonë më të mirë, të përformojmë sa më saktë të jetë e mundshme që të marrim maksimumin nga ndeshja”.

Prishtina renditet në vend të nëntë me 39 pikë e ka 10 më shumë se Feronikeli që gjendet në të tetin në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat