A fillon nesër për Partizanin lufta për vendin e dytë?

Futboll

A fillon nesër për Partizanin lufta për vendin e dytë?

Më: 6 prill 2024 Në ora: 19:35
Orges Shehi

Orges Shehi, trajneri i Partizanit, ka theksuar në konferencën e sotme për mediat se skuadra e tij nuk shkon në kushtet më të mira rë mundshme në duelin përballë Vllaznisë për shkak të mungesave.

Megjithatë, ai ishte i ndërgjegjshëm që ndeshja e nesërme nuk ishte vendimtare për objektivin e titullit kampion.

A fillon nesër për Partizanin lufta për vendin e dytë?

Patjetër që është një ndeshje përballë një rivali direkt, duke parë që distanca është vetëm 3 pikë.

Kërkojmë të bëjmë maksimumin, kjo pasi edhe pak ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur. Kjo periudhë përkon edhe me përballje direkte të ekipeve rivale. Mendoj që ndaj Vllaznisë është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare që mund të na fusë në trysni.

Si e prisni Vllazninë?

E përmenda edhe më parë, Vllaznia është rivali ynë direkt, jo vetëm për shkak të pozitave, por edhe për vetë emrat që kanë këto dy ekipe. Është një përballje midis dy pretendentëve dhe shpresojmë që ne të japim më të mirën dhe të gabojmë sa më pak, sepse në futboll dihet që në shumicën e rasteve fiton ai që gabon më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat