Fitorja e pestë radhazi, Milani feston

Futboll

Fitorja e pestë radhazi, Milani feston

Më: 6 prill 2024 Në ora: 17:45
Milani

Milani kalon pa probleme edhe Leccen, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në Serie A. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në “San Siro”, dhe për momentin distanca me Interin kryesues është 11 pikë (zikaltrit luajnë të hënën në Udine).

Christian Pulisic zhbllokoi takimin falë një goli shumë të bukur në minutën e gjashtë (asist Chukwueze). Me amerikanin që është ngjitur në kuotën e 10 golave në kampionat.

Në minutën e 20’ erdhi edhe dyfishimi për vendasit. Krosim i Theo Hernandez dhe finalizim me kokë nga Oliver Giroud. Lecce mbeti me dhjetë lojtarë në fundin e pjesës së parë pas daljes me të kuq të malazezit Krstovic.

Për të mbyllur llogaritë mendoi Rafa Leao (57’), i cili shënoi pas vertikalizimit të bukur të Adli. Ylber Ramadani e zhvilloi të plotë sfidën për ekipin nga Salento, ndërkohë që 12 minuta përpara fundit u fut në fushë edhe Medon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat