Milani në kërkim të rinovimeve, nga Maignan te Theo

Futboll

Milani në kërkim të rinovimeve, nga Maignan te Theo

Më: 6 prill 2024 Në ora: 13:17
Maignan e Pioli

Ndërsa sezoni po arrin kulmin e tij, te Milani është koha të mendojnë edhe për të ardhmen.

Me Giroud, që tani është i destinuar për lamtumirë, ekziston nevoja për “të blinduar” disa lojtarë të mëdhenj, që janë shumë të lakmuar në Evropë.

Mes këtyre, Maignan dhe Theo Hernandez, të dy me kontratë deri më 2026.

Diskutimi i rinoveve te kuqezinjtë është më i gjerë se kaq, në fakt.

Duhet diskutuar edhe zgjatja e mundshme e marrëveshjeve me Adli dhe Gabbia, pa harruar kapitenin Calabria, aktualisht nën kontratë deri më 30 qershor 2025. “Dosja” nuk është e vogël, por ka shumë gjasa që diskutimet e këtij lloji të shtyhen deri në fund të sezonit, nëse jo më vonë.

Është e pamundur të fshihen zërat për hyrjen e aksionerëve të rinj në klub, apo ndryshimin e mundshëm të disa figurave të larta drejtuese. I vetmi drejtues vërtet i qëndrueshëm për momentin duket të jetë Ibrahimovic, njeriu i besuar i Gerry Cardinale. Te Milani që po vjen do të ketë shumë zgjedhje të Zlatan.

Nëse në frontin e korporatës nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim, kërkesat e Maignan për rinovim kontrate janë mjaft të qarta. Francezi, i cili aktualisht fiton pak më shumë se 3 milionë euro në sezon, kërkon rritje të qartë të pagës. Më saktësisht kërkon pagë e madhe, si ajo e Leaos, e barabartë me rreth 7 milionë euro, me bonuse.

Bayern Munich ka kohë që po e ndjek, ashtu si edhe Theo Hernandez. Mbrojtësi i krahut, shumë i dhënë pas ngjyrave të kuqezinjve, tashmë fiton 4.5 milionë euro në vit. Megjithatë, duhet të bëhet një ndryshim.

Në “Via Aldo Rossi” nuk janë në gjendje të vështirë ekonomike, por zgjidhja e këtyre dy çështjeve delikate përpara fillimit të sezonit të ri do të ishte më se i dëshirueshëm. Dhe pastaj është kapitulli tjetër, rinovimi i Gabbia duket shumë i mundshëm. E njëjta gjë vlen edhe për Adli. Po Calabria? Palët kanë kohë që flasin, dëshira është që të vazhdojnë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat