Bastoni në dyshim

Futboll

Bastoni në dyshim

Më: 6 prill 2024 Në ora: 12:08
Bastoni

Interi do të dalë në fushë të hënën në mbrëmje, kundër Udinese, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Serie A. Friulianët nuk duhet të nënvlerësohen, pasi do të kërkojnë para tifozëve të tyre pikë mbijetese. Ata kanë treguar tashmë se mund të mahnisin.

Për këtë transfertë, Simone Inzaghi mund të detyrohet të heqë dorë nga njëri prej lojtarëve të tij më të përshtatshëm: Alessandro Bastoni. Për ta vënë në dyshim praninë e mbrojtësit në fjalë në sfidën ndaj Udinese mjafton problemi fizik që ka.

Bastoni po lufton me një lodhje të lehtë të muskujve, çka e shtyu stafin mjekësor të Interit ta linte pushim të premten. Ky nuk është një dëmtim serioz, por duke pasur parasysh avantazhin e madh ndaj ndjekësve, Simone Inzaghi mund të vendosë të mos rrezikojë me përdorimin e tij.

Natyrisht, nga ky këndvështrim, gjithçka do të varet nga mënyra se si lojtari do të jetë në dy ditët e ardhshme. Nëse Bastoni duhet të kursehet, Inzaghi nuk do të ketë shqetësime për ta zëvendësuar atë.

Opsioni i parë mbetet Carlos Augusto, lojtar i vlerësuar gjithashtu për fleksibilitetin e tij.

Natyrisht që roli i tij natyror është ai anësorit të majtë, por tashmë ka treguar se mund të ofrojë performancë qendrore shumë të mirë në mbrojtjen me tre. Ndër zgjidhjet në dispozicion për Simone Inzaghi gjithashtu Yann Bisseck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat