Rey Manaj: Dështimi im në Angli?

Futboll

Rey Manaj: Dështimi im në Angli?

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:54
Rey Manaj

Rey Manaj ka folur së fundmi për faqen zyrtare të Superligës së Turqisë, ku ka treguar disa momente nga e shkuara e tij.

Në një rrëfim të tijin, Manaj tregon fillimet e tij me futbollin që kur ishte fëmijë, teksa ndalet edhe te dështimi që pati në Angli, kur aktivizohej me ekipin e Watford.

“Unë fillova të luaj futboll në rrugë kur isha fëmijë në vitet 2002-2003.

Në atë kohë, Ronaldo fenomeni ishte në nivelin e tij më të lartë. Unë nuk e njihja shumë mirë, por nuk shkoja te berberi pasi mami më priste flokët si Ronaldo fenomeni.

Dështimi në Angli? Nuk është se kisha vështirësi për nivelin e futbollit atje se nuk u mësova dot, por ishte pjesa e të mësuarit me këtë futboll. Vija nga një stërvitje ku njëherë në javë do të shkoje në palestër, ndërsa në Angli bëhej palestër cdo ditë. Më pas erdhi dëmtimi im. Ishte pak e vështirë pasi nuk isha mësuar me atë lloj stërvitje”, është shprehur sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat