Alves flet për herë të parë pas lirimit nga burgu

Futboll

Alves flet për herë të parë pas lirimit nga burgu

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:48
Dani Alves

Muajin e kaluar, Dani Alves u dënua me 4 vite e gjysmë burg për sulm seksual, për një incident që ndodhi në Barcelonë në dhjetor të vitit 2022.

Por, pas vendimit u bë menjëherë apel nga ekipi i tij mbrojtës. Ndërkohë që pritet vendimi final, ai është i liruar me kusht tashmë.

Në intervistën e tij të parë që nga largimi nga burgu, Alves për “El Periodico” tha se atij i duhet të paraqitet në gjykatë çdo të premte si pjesë e marrëveshjes së tij për lirimin me kusht.

“Çdo të premte shkoj në gjykatë dhe kaq. Nuk kam shumë për të bërë përveç kësaj”, tha fillimisht braziliani.

Loja që duhet të luaj është në fusha. Kudo që shkoj, mbijetoj. Unë përshtatem me gjithçka, sepse për mua nuk është vendi që e bën njeriun, por personi që e bën vendin”, shtoi ish-mbrojtësi i Barcelonës.

Alves pranoi gjithashtu se ai nuk e ka idenë se kur do të dëgjohet apeli i tij, pavarësisht se raportet e fundit kanë sugjeruar se mund të mos ndodhë deri në vitin 2025.

Kujtojmë se 40-vjeçari u lirua me kusht pasi u pagua një garanci prej 1 milion eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat