Durrësi “treni i fundit” i Laçit

Futboll

Durrësi “treni i fundit” i Laçit

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:04
Laçi

Nëse do të qëndrojë në Superiore pa vuajtur stresin e ndeshjes shtesë në fund, Laçi duhet të kthehet patjetër te fitorja bë ndeshjen e radhës me Teutën.

Durrësi mund të konsiderohet pa frikë “treni” i fundit për kurbinasit. Që të lënë vendin e 8-të ata duhet të marrin maksimumin e pikëve kundër Teutës, që është 2 pikë para tyre. Nuk do të jetë e lehtë, por skuadra e trajnerit Armando Cungu nuk ka asgjë për të humbur tashmë.

Për më tepër që mund të rritet rreziku për rënien direkt nga Superiorja, pasi Erzeni mund të afrohet. Laçi nuk fiton një ndeshje në kampionat që prej 20 janarit, kur fitonte 1-2 me përmbysje në fushën e Partizanit. Dy muaj e gjysmë pa fitore janë shumë për një skuadër elitare, që nuk mund të kënaqet me serinë e gjatë të barazimeve. Pikët e lëna sistematikisht e kanë zbritur në renditje dhe tashmë po bën llogaritë me mbijetesën.

Me shumë mundësi do t’i duhet të shkojë në “Play-out”, por më parë duhet një reagim patjetër dhe ndoshta mund të vijë nga Durrësi. Në ndeshjen e fundit me Partizanin skuadra e Cungut ishte shumë afër fitores, por “mallkimi” vazhdoi me penalltinë e humbur të Ujkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat