Pochettino: Nuk më pëlqen kur pësojmë gola!

Futboll

Pochettino: Nuk më pëlqen kur pësojmë gola!

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:54
Maurico Pochettino

Pas fitores 3:4 ndaj Manchester United, trajneri i Chelsea-t Maurico Pochettino deklaroi se skuadra e tij e meritonte që t’i merrte pikët e plota në atë takim.

Në prononcimin e bërë për mediet pas këtij takimi argjentinasi u shpreh se rezultati ishte i drejtë dhe se skuadra duhet të luajë mirë ndaj çdo kundërshtari, kushdo qoftë ai.

“Ishte fantastike. E meritonim, ishim ekipi më i mirë. Ishte një rezultat i drejtë.

Më pëlqen të shënojmë gola, por nuk më pëlqen t’i pësojmë siç ndodhi. Mënyra se si e filluam lojën është pikërisht ajo që duam, qoftë Manchester United apo Burnley përballë nesh”-u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat