Kosova luan për fitore ndaj Ukrainës

Futboll

Kosova luan për fitore ndaj Ukrainës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 13:38
Kosova

Kosova luan sot ndaj Ukrainës në terren neutral, e cila zhvillohet në Antalia nga ora 17:00.

Kosova në ndeshjet kualifikuese për Euro 2025 gjendet në Grupin B4 dhe është bashkë me Uellsin dhe Kroacinë.

Nëse përfundon në tri pozitat e para, Kosova vazhdon në plejof për kualifikim në Evropianin që vitin tjetër mbahet në Zvicër.

Kosova ka seri prej 14 ndeshjeve pa humbje. Synon të vazhdojë edhe më gjatë me rezultate pozitive.

Dardanet ndeshjen e dytë luajnë ndaj favoritit të grupit, Uellsi. Kjo ndeshje zhvillohet më 9 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat