Ramos në udhëkryq

Futboll

Ramos në udhëkryq

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:25
Ramos

Sergio Ramos tashmë është duke menduar për të ardhmen e tij, nuk do të presë deri në verë për të vendosur.

Sipas “As”, epilogu nuk do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar, kur nënshkroi me Sevilla më 4 shtator.

Ish-kapiteni i Real Madridit është kthyer në pikë referimi për dhomat e zhveshjes sevilliane, është një lojtar themelor dhe këto gjëra do t’i rëndojnë kur të shkojë për të negociuar rinovimin e kontratës. Më 30 qershor skadon marrëveshja aktuale, ndaj do të duhet të bëhet një zgjedhje, si nga ana e tij, ashtu edhe nga ana e klubit spanjoll.

Natyrisht, Sergio Ramos nuk do të kërkojë shuma astronomike, siç mund t’i ofrojnë atij në MLS, në Arabinë Saudite apo në Lindjen e Mesme, por ajo qw merr aktualisht konsiderohet pagë e vjetëruar.

Në parim, klubi nuk mund t’i ofrojë më shumë para se sa i jep spanjollit dhe, nëse ish-lojtari i PSG-së nuk bën pjesën e tij, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se do të gjendet një marrëveshje rinovimi, për të vazhduar së bashku.

Në çdo rast, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ofertat për Sergio Ramos tashmë kanë mbërritur. 7 golat në 29 ndeshje tregojnë se ai është gjithmonë një lojtar i rëndësishëm dhe se si në moshën 38-vjeçare ka ende shumë për të thënë në futboll.

Ramos as që donte të hiqte dorë nga kombëtarja, pavarësisht se e kishte shumë të vështirë përfshirjen në skuadrën e trajnerit Luis De la Fuente. Karakteri i tij nuk ka ndryshuar, ende dëshiron të vazhdojë të jetë lideri që njohim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat