​Malisheva u jep lajm fantastik tifozëve

Futboll

​Malisheva u jep lajm fantastik tifozëve

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:01
Tifozët e klubit të futbollit Malisheva mund t’i përcjellin ndeshjet e Superligës pa paguar biletë

Nga tani e deri në fund të sezonit tifozët e klubit të futbollit Malisheva mund t’i përcjellin ndeshjet e Superligës pa paguar biletë. Ky është lajmi që klubi e ka dhënë sot duke i gëzuar tej mase tifozët e tyre.

“Dy mbështetësit e zellshëm të klubit tonë Afrim Bytyqi dhe Kastriot Krasniqi mbulojnë shpenzimet e biletave për të gjithë tifozët deri në përfundim të këtij sezoni. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nesër 06 prill, skuadra jonë do të përballet me Dukagjinin në një ndeshje emocionuese në stadiumin tonë, në ora 15:00, një ndeshje e rëndësishme dhe me mbështetjen tuaj, jemi të sigurt që mund të arrijmë suksesin”, thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare të KF Malishevës.

“Të gjithë së bashku jemi një forcë e papërballueshme! Andaj, të bashkohemi nesër në stadiumin Liman Gegaj për të sjellë energjinë dhe pasionin tonë në përkrahje të ekipit. Koha është përballë nesh për të mbështetur ekipin tonë në këto ndeshje të mbetura!”, përfundon ky njoftim.

Ndryshe, Malisheva po kalon një sezon tejet pozitiv sa i përket rezultateve dhe po synojnë daljen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat